Sport

Elfsborgut nuk i mjaftojnë dy golat e Zenelit

Besfort Zeneli ka shënuar edhe dy gola tjerë me skuadrën e të rinjve të Elfsborgut.

Elfsborgu U19 të shtunën gjatë ditës barazoi në udhëtim te Kalmari 2:2.

Të dyja golat për vizitorët i realizoi sulmuesi 18-vjeçar në pjesën e dytë dhe dy herë ia dha avantazhin skuadrës së vet, por që doli të ishte e pamjaftueshme për të arritur fitore.

Besforti në elitën e futbollit të të rinjve në Suedi ka shënuar 19 gola sivjet në vetëm 16 paraqitje me skuadrën e tij.

Skuadra e tij ka 36 pikë dhe renditet në vendin e katërt në tabelë. E ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Gothenburgu që prinë në tabelë me 42 pikë.