1 perditesime
18:09

Broja i sjell fitoren e parë Southamptonit në Premier League

Southamptoni ka gjetur fitoren e parë në Premier League këtë edicion, duke mposhtur 1:0 Leedsin.

Në këtë ndeshje, vendimtar ishte sulmuesi Armando Broja që realizoi golin e vetëm në minutën e 53-të.

Për Brojën kjo ishte ndeshja e parë që startoi nga fillimi në Premier League.

Southamptoni ka shtatë pikë në vendin e 15-të, ndërsa Leedsi me gjashtë pikë renditet i 17-ti.

17:12

Broja ia bën sefte në Premier League

Armando Broja ka shënuar golin e parë në Premier League për Southamptonin.

Sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 53-të falë asistimit të Redmond.

Kjo ishte ndeshja e parë që Broja e nisi nga fillimi për Sottonin në Premier League, ndërsa u largua nga fusha në minutën e 81-të pas një shqetësimi në këmbën e djathtë.

Ai është i huazuar nga Chelsea për një sezon.

https://streamja.com/d5zq5