Sport

Lewandowski mund të transferohet në La Liga

Foto: Reuters

Robert Lewandowski është i vendosur të largohet nga Bayern Munichu.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, sulmuesi ka vendosur që në fund të edicionit të transferohet në La Liga. Sulmuesi polak thuhet se e dëshiron me çdo kusht kalimin te Real Madridi.

Kontrata aktuale e Lewandowskit skadon në vitin 2023 dhe lojtari nuk do të nisë bisedimet për vazhdimin e saj.

33-vjeçari këtë sezon në 10 ndeshje ka shënuar 13 gola.