Sport

Koeman para tri ndeshjeve vendimtare

 

Ronald Koeman mori një pushim. Tani ai duhet të bëjë më të mirën për të mos e zgjatur pushimin e tij. Një vizitë nga Valencia të dielën fillon njërën prej tri ndeshjeve, në të cilat Koeman duhet të bëjë të pamundurën për ta kthyer Barcelonën te rezultatet pozitive. Në fakt, Koeman vetëm me fitore mund ta shpëtojë punën e tij në “Camp Nou”. Drejtuesit e klubit ia kanë dhënë një ultimatum trajnerit holandez prej tri ndeshjeve, të cilat patjetër duhet t’i fitojë pas rezultateve të dobëta që ka pasur. Të tri ndeshjet, Barça i luan në shtëpi.

Pas përballjes me Valencian, Barcelona do ta presë Dynamo Kievin dhe Real Madridin brenda një jave. Rrjedha e ndeshjeve në “Camp Nou” vjen pas një pushimi ndërkombëtar që i dha Koemanit një shans për t'u rigrupuar pas një periudhe të trazuar për një ekip që po përpiqet të fitojë pa Lionel Messin. Dy javë më parë, puna e Koemanit u konsiderua në rrezik serioz pasi Barcelona kishte humbur të dy ndeshjet e saj në Ligën e Kampionëve me rezultatin identik, 3:0. Pas këtyre humbjeve, Barcelona u nis për në kryeqytetin spanjoll për të luajtur me Atletico Madridin mes raportimeve të përhapura se kryesia e klubit po kërkonte një zëvendësim për trajnerin Koeman.