Sport

Arthuri i gatshëm për Juventusin

Mesfushori brazilian Arthur Melo pritet ta ndihmojë Juventusin në ndeshjen kundër Romës që zhvillohet këtë vikend në kuadër të Serie A.

Arthur ende nuk e ka asnjë paraqitje këtë edicion për shkak të lëndimit, por tashmë është rikuperuar dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Ai luajti në miqësoren e Juventusit që e fitoi të enjten me rezultatin 7:0 ndaj ekipit lokal Chieri dhe tregoi paraqitje të mirë.

Megjithatë, Juventusi ka gjasa që për duelin ndaj Romës të jetë pa sulmuesit Paulo Dybala e Alvaro Morata, të cilët ende nuk po stërviten me pjesën tjetër të grupit.