Sport

Sponsori i Krasniqit jep një milion euro për procesin gjyqësor në rastin e humbjes nga Boeseli

 

Sponsori kryesor i boksierit kosovar, Haxhi Krasniqi, ka thënë se do t’i japë një milion euro për procesin gjyqësor në kërkim të drejtësisë për meçin të cilin ai e humbi nga Dominic Boesel në fundjavën e shkuar.

Krasniqi humbi përballjen me Boeselin 2:1 me vlerësim të gjyqtarëve, luftë kjo e vlefshme për titullin e botës në versionin IBO në kategorinë gjysmë të rëndë dhe eliminator për titullin WBA. Menjëherë pati reagime të ashpra nga Krasniqi dhe ekipi i tij që e cilësuan vendimin si të padrejtë.