Sport

Nadali nuk e di se kur do të luajë sërish tenis

Descriptive Text

Rafael Nadal ka thënë se nuk e di se kur do të luajë sërish tenis pasi synim e ka rikthimin nga lëndimi i këmbës.

35-vjeçari për herën e fundit luajti në muajin gusht në “City Open” në Washington dhe para garës së “US Open”, kishte njoftuar se lëndimi në këmbë mund ta lërë atë jashtë arenave të tenisit deri në fund të vitit.

Nadali pati probleme edhe me shpinë në fillim të vitit dhe më pas u tërhoq nga gara e “Wimbledonit” dhe Lojërave Olimpike.

“Nuk e di se kur do të luajë sërish”, ka thënë Nadal, fitues i 20 titujve madhor.

“Ka gjëra të cilat nuk mund t’i kontrolloj 100%, por jam i bindur për objektivat e mia dhe besoj se gjërat të cilat do t’i ndjek kanë rrugë pozitive”, ka thënë Nadal.