Sulmuesi i Manchester Cityt, Ferran Torres, pritet të mungojë deri në gjashtë javë për shkak se ka thyer një asht të këmbës, ka mësuar “goal.com”.
Spanjolli u lëndua rëndë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në fitoren kundër Italisë. Megjithatë, ai luajti në finale kundër Francës.
Torres pritet të mungojë në Ligën e Kampionëve në duelet kundër Club Brugget si vendës e si mysafir, teksa nuk pritet të jetë i gatshëm as në derbin e Manchesterit në “Old Trafford” kundër Unitedit.