Eder Militao ka pësuar një dëmtim në pulpë gjatë detyrës me Brazilin të hënën dhe mund të jetë jashtë fushës për të paktën një javë.
Tifozët madrilen janë duke u shqetësuar pasi gazeta spanjolle “AS” ka shkruar se David Alaba ka marrë goditje serioze në nyjën e këmbës gjatë detyrës me Austrinë në duelin kundër Danimarkës këtë javë.
Megjithatë, lajmi i mirë është se “Los Blancos” nuk do të zhvillojë ndeshje këtë javë, por ata mund të mungojnë në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtarit të mërkurën e ardhshme.
Që të dy mund të jenë të gatshëm për duelin më të madh në Spanjë, në “El Clasico” kundër Barcelonës.