Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, i është bashkuar grupit të njerëzve që e kundërshtojnë tentimin e FIFA-s për ta organizuar Kupën e Botës çdo dy vjet.
FIFA e dha propozimin ani pse UEFA, CONMEBOL, trajnerët, lojtarët, klubet e madje edhe sponsorët, kanë dalë kundër shtëpisë botërore të futbollit.
“Nuk mendoj se Kupa e Botës çdo dy vjet është ide e mirë”, i ka thënë Maldini agjencisë së lajmeve ANSA.
“Do ta zbehte rëndësinë e ngjarjes më unike sportive në botë dhe do ta ndalte traditën që është për afër një shekull”, tha ndër të tjerash Maldini.