Interi ia ka bërë të qartë Ivan Perishiqit se ai duhet të pranoj zbritje të pagës për të qëndruar në Milano.
Por, nëse futbollisti kroat nuk pajtohet, atëherë ai do të lirohet në verën e vitit të ardhshëm.
Perishiq me kampionin e Italisë ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.
32-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka luajtur tetë ndeshje, ndërsa ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë.