Skuadra e Juventusit i ka ofruar Federico Bernardeschit rinovimin e kontratës dhe po shpreson që futbollisti italian të pranojë ulje të rrogës. Bëhet e ditur se rroga aktuale e Bernardeschit, i cili ka kontratë me Juventusin deri në fund të këtij sezoni është pesë katër milionë euro në vit.
Ndërsa, në kontratën e re, atij i është ofruar pagë vjetore prej tre milionë eurosh. Thuhet se palët tashmë kanë nisur negociatat por mbetet e paqartë nëse Bernardeschi do të pranojë ofertën e Juventusit apo do të largohet nga ekipi verën tjetër si lojtar i lirë. 27-vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2017 nga Fiorentina për 40 milionë euro dhe këtë sezon ka një asistim në shtatë paraqitje.