Sport

Liverpooli synon blerjen e Felixit

Liverpooli është i interesuar për Joao Felixin e Atletico Madridit.

Bëhet e ditur se drejtuesit e klubit anglez e pëlqejnë futbollistin portugez, të cilin synojnë ta transferojnë në verën e vitit 2022.

Felixi mund ti kushtojë Liverpoolit 68 milionë euro. 21-vjeçari u transferuar tek Atletico Madridi nga Benfica në janar të vitit 2019.

Për portugezin, klubi spanjoll pagoi 127 milionë euro. Kontrata me Atleticon, Felixit i skadon në vitin 2026.