Jesse Lingardi është një tjetër lojtar i njohur që në verën e vitit 2022 do të jetë i lirë, pasi i skadon kontrata me Manchester Unitedin.
Deri me tani, Lingardi nuk ka pranuar të vazhdojë kontratën, pasi ka kërkuar garanci që do të luajë më shumë. Për shërbimet e anglezit kanë shfaqur interesim disa klube evropiane.
Sipas “Daily Mailit”, Barcelona dhe Milani janë duke e udhëhequr garën për Lingardin. Vlera e tij në treg është 22 milionë euro.
28-vjeçari është rritur te Manchester Unitedi. Gjatë karrierës së tij, ka qenë i huazuar të disa skuadra. Këtë edicion ka shënuar dy gola në gjashtë ndeshje me Unitedin.