Sergio Aguero i luajti 30-të minutat e para me fanellën e Barcelonës të mërkurën në mëngjes.
Ishte ndeshje miqësore ndërmjet Barçës dhe ekipit të rangut të tretë të futbollit spanjoll, UE Cornella.
Dhe ylli argjentinas, i cili ka munguar në të gjitha ndeshjet e edicionit të ri për shkak të problemit në pulpën e këmbës së djathtë, e shënoi golin e tij të parë me fanellën e re.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:2.
Philippe Coutinho e realizoi golin tjetër të Barcelonës.