Sport

Milani pa portierin Maignan për dhjetë javë

Skuadra e Milanit do të jetë pa portierin Mike Maignan për të paktën dhjetë javë. Klubi nga Serie A, të mërkurën e ka konfirmuar mungesën e portierit, i cili ka një lëndim të rëndë në dorën e majtë.

Në njoftimin e Milanit, thuhet se Maignan patjetër duhet t’i nënshtrohet operimit dhe do t’i mungojë ekipit të paktën për dhjetë javë.

E mungesën e Maignanin në portë te Milani, do ta kompensojë portieri tjetër, 38-vjeçari Antonio Mirante që u transferua në “San Siro” para fillimit të këtij sezoni si lojtar i lirë.

Maignan 26-vjeçar iu bashkua Milanit këtë verë nga Lille për 25 milionë euro për ta zëvendësuar Antonio Donnarumman e larguar dhe ishte ndër portierët më të vlerësuar në kampionat.

Këtë edicion, Maignan ka regjistruar nëntë paraqitje për Milanin.