Sport

Etrit Berisha: Ky grup lojtarësh do të bëjë gjëra të mëdha, finalen me Poloninë duam ta fitojmë

 

Në rolin e kapitenit, Etrit Berisha ka udhëhequr nga porta fitoren e madhe të Shqipërisë ndaj Hungarisë, të shtunën mbrëma në “Pushkash Arena” në Budapest.

Shqipëria fitoi 1:0 me golin e Armando Brojës, ndërsa Berisha ka shfaqur stabilitet dhe është shquar si kapiten i vërtetë me këshillat për bashkëlojtarët. Shqipëria ka ruajtur vendin e dytë në grupin I të kualifikimeve për “Botërorin 2022”, ndërsa ndeshjen vendimtare për ta mbajtur deri në fund këtë pozitë, do ta ketë të martën.