Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq ka thënë se Kosova do të jetë gati për ndeshjen kualifikuese ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
Muriq në konferencën për shtyp është shprehur se Suedia ka një ekip shumë të fortë, por që Kosova do të mundohet ta dëshmoj formën e muajit të shkuar.
“Jemi të emocionuar dhe me padurim presim ndeshjen me Suedinë, jemi përgatitur mirë dhe shpresojë të tregojmë paraqitje të mirë. Pas ndeshjeve të shtatorit jemi kthyer me më shumë vetëbesim dhe mendoj që dyja ekipet do të kenë rastin të tregojnë paraqitje të mira. Do të përpiqemi të luajmë lojën tonë si gjithmonë. Suedia edhe pa Zlatanin mbetet e fortë dhe do të shohim si do të shkojnë gjërat në fushë. Po ashtu, përkundër mungesave, Suedia sërish mbetet ekip shumë i fortë”, është shprehur Muriq.