Sport

Interi siguron portierin Onana

Skuadra e Interit edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me portierin e Ajaxit, kamerunasin Andre Onana kanë njoftuar mediumet italiane të martën. Bëhet e ditur se Onana do t’i bashkohet Interit në fund të këtij edicioni si lojtar i lirë kur edhe zyrtarisht i skadon kontrata me ekipin holandez.

Te Interi, Onana do ta zëvendësojë sllovenin Samir Handanoviq, i cili pritet të largohet nga ekipi italian pas përfundimit të sezonit aktual.

Onana 25-vjeçar është pjesë e Ajaxit prej verës së vitit 2015, por nuk ka luajtur prej vitit të shkuar për shkak të suspendimit për doping dhe pritet të kthehet në fushë muajin tjetër.