Sport

Suarez nuk do të festojë nëse shënon

Luis Suarez ka premtuar se nuk do të festojë kundër ish-skuadrës së tij, Barcelonës, nëse shënon gol.

Suarez do të luajë për herën e dytë kundër Barçës qëkur u largua drejt Atletico Madridit.

Uruguaiani i kaloi gjashtë sezone të suksesshme në “Camp Nou”, duke fituar katër tituj të La Ligës, Ligën e Kampionëve dhe disa trofe të tjerë.

Edhe me Atletico Madridin e ka arritur suksesin e triumfit në ligë, në tentimin e parë.