Sport

Gjilani zyrtarizon Donjet Shkodrën

Mesfushori me tipare sulmuese, Donjet Shkodra është përforcimi më i ri i skuadrës së Gjilanit. Ekipi i Superligës së Kosovës, e ka zyrtarizuar Shkodrën të enjten, por nuk i ka bërë të ditura detajet e marrëveshjes.

Shkodra 32-vjeçar do të jetë një përforcim i rëndësishëm për Gjilanin që po lufton për titullin e kampionit këtë sezon. Së fundi, Shkodra ka qenë pjesë e ekipit nga Kazakistani, Atyrau për të cilin ka regjistruar nëntë paraqitje ndërsa karrierë ka bërë edhe te klubet tjera të këtij shteti, si Zhetysu e Shakhter Karagandy.

Ai gjithashtu ka luajtur edhe në Shqipëri, te Kukësi, Skënderbeu e Flamurtari derisa ka qenë edhe pjesë e skuadrave nga Belgjika: Deinze, Eendracht Aalst, Ronse, Sint-Niklaas e Waregem.