Sport

Munishi i kënaqur me fitoren ndaj Llapit

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka mbetur i kënaqur me fitoren e ekipit të tij në ndeshjen kundër Llapit. Gjilani triumfoi me rezultatin 2:1 ndaj Llapit për ta shënuar fitoren e dytë rresht këtë edicion. Megjithatë, Munishi e kritikoi shumë qasjen e ekipit të tij në pjesëlojën e parë, pasi Gjilani ishte në disavantazh.

“Në pjesën e parë luajtëm shumë dobët kurse në të dytën ishim superiorë. Është pjesa e parë më e dobët në karrierën time dhe aspak nuk kam qenë i kënaqur. Duhet të kemi më shumë përgjegjësi dhe isha i nervozuar me disa individë në ekip”, ka thënë Munishi. “Sido që të jetë, fitorja i mbulon të gjithë por nuk dua që në ekipin tim te kemi një qasje të tillë sikurse në pjesën e parë. Lirisht, mund të them se ka qenë një pjesë e parë katastrofale”.