Sport

Thaqi: Duhet të përmirësohemi për ndeshjet e ardhës

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, ka thënë se lojtarët e skuadrës që ai drejton kanë bërë shumë gabime.

Megjithatë, ai ka bërë thirrje që këto gabime duhet të përmirësohen për duelet e radhës.

“Shpresoj të përmirësojmë gabimet e sotme për duelet e radhës. Kemi pasur shumë ndeshje të forta si kundër Prishtinës, Dritës dhe Ballkanit. Kjo ka ndikuar në këtë ndeshje. Drenica në pjesën e dytë u tërhoq, por i patëm rastet tona. Ky është futbolli, Drenicën e uroj për fitore. Ne me pak fat do të dilnim pa disfatë. Do të mundohemi të marrim rezultate pozitive në ndeshjet e ardhshme”, tha trajneri Thaqi pas ndeshjes.

Në xhiron e tetë, Malisheva do të ketë tjetër përballje të vështirë pasi e pret Gjilanin.