Gjilani i afrohet kreut të tabelës pas fitores ndaj Llapit

Gjilani i afrohet kreut të tabelës pas fitores ndaj Llapit
Gjilani i udhëhequr nga trajneri Ismet Munishi ka fituar me vështirësi kundër Llapit, në ndeshjen ku u panë tri gola e dy kartonë të kuq. Të mërkurën në stadiumin e qytetit në Gjilan, “kuqebardhët” triumfuan me rezultatin 2:1 kundër llapjanëve të udhëhequr nga trajneri Tahir Batatina, në takimin e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.
Llapi në fakt ishte më i mirë në fillim të ndeshjes dhe shënoi në minutën e 19-t me mesfushorin me tipare sulmuese Francisco Rivera. Rivera e parabolloi portierin Enea Koliqi nga afërsia.
Me epërsinë minimale të vizitorëve u mbyll edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Gjilani barazoi nga pika e bardhë. Kushtrim Shabani u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së palejuar në Elton Calen.
Gjyqtari kryesor Mentor Ajeti akordoi penallti për vendësit dhe e ndëshkoi me të kuq Shabanin. I saktë nga penalltia ishte Gerhard Progni në minutën e 66-të. Kartoni i kuq për Gjilanin erdhi në minutën e 83-të, kur nga loja u përjashtua Muhamet Dubova. Ndërkohë goli i dytë dhe i fitores për Gjilanin u shënua në minutën e 89-të. Progni pas harkimit nga këndi e gjeti mbrojtësin e krahut të majtë, Armend Halilin, i cili shënoi me kokë për rezultatin final, 2:1. Ishte fitorja e tretë e sezonit për Gjilanin që renditet në vendin e tretë me 12 pikë, dy më pak se Drenica lidere. Llapi ende pa fitore sivjet, me tri barazime e katër disfata, pozicionohet në vendin e fundit me tri pikë.
Gjilani përmbys rezultatin, shënon Halili
Mbrojtësi i krahut të majtë i Gjilanit, Armend Halili, e ka shënuar golin e dytë dhe të përmbysjes së rezultatit në duelin kundër Llapit.
Halili shënoi në minutën e 89-t pas harkimit të Gerhard Prognit, shënuesit të barazimit të rezultatit. Progni harkoi nga këndi, ndërsa Halili realizoi me kokë. Kjo ndeshje i takon xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi me epërsi ndaj Gjilanit në pjesën e parë
Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve të xhiros së shtatë në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra e Llapit ka shkuar në pushim mes pjesëve me epërsinë e një goli në udhëtim te Gjilani.
Golin për Llapin e shënoi mesfushori me tipare sulmuese nga Meksika, Francisco Rivera, në minutën e 19-të.
Francisco Rivera kalon Llapin në epërsi
Llapi ka kaluar në avantazh në duelin e vështirë në udhëtim te Gjilani.
Llapjanët shënuan në minutën e 19-të nëpërmjet Francisco Rivera.
Mesfushori ofensiv i llapjanëve, meksikani Rivera, shfrytëzoi për mrekulli rastin që iu dha dhe e parabolloi portierin e Gjilanit, Enea Koliqi, nga afërsia.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Ancelotti thotë se sulmet raciste ndaj Viniciusit janë problem i futbollit spanjoll

Klubet e Premier Leagues kërkojnë përjashtimin e kampionit nëse shpallet fajtor

Eintrachti nuk lejon befasi, kalon në çerekfinale të Kupës gjermane
Federata Evropiane nuk fajëson Qipron për karateistët, thotë se Kosova u tërhoq njëanshëm

Fitore bindëse e Juventusit

Al-Hilali në finale të Botërorit për klube

Marschit të shkarkuar nuk iu dha mundësia ta shohë rinovimin e Leedsit

Ibrahimoviq shpreson të jetë gati për ndeshjen ndaj Torinos

Pos në Suharekë e Rahovec, klubet e Prizrenit po detyrohen të zhvendosen edhe në Mitrovicë

Argjentina, Kili, Paraguai dhe Uruguai kërkojnë organizimin e Botërorit 2030

Giroud nis bisedimet për rinovimin e kontratës me Milanin
