Lorenzo Pellegrini nuk do të largohet nga skuadra e Romës. Sajti italian “Calciomercato” ka raportuar të mërkurën se mesfushori ka arritur marrëveshje me Romën për kontratën e re, e cila do të bëhet zyrtare gjatë kësaj jave.
Pellegrini, që kishte kontratë me Romën deri në vitin 2022, është pajtuar të mbetet pjesë e klubit deri në vitin 2024.
Me kontratën e re, Pellegrini do të ketë pagë vjetore prej katër milionë euro si dhe nuk do të ketë klauzolë lirimi sikurse në kontratën e mëparshme.
Këtë edicion, Pellegrini është kapiten i Romës dhe njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të trajnerit Jose Mourinho.
Në tetë paraqitje në të gjitha garat, ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy herë.