Sport

Klopp flet për fitoren e madhe të Liverpoolit

Trajneri i Liverpolit, Juergen Klopp, e ka vlerësuar të rëndësishme fitoren 5:1 në udhëtim ndaj Portos, në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

“Gjëja më e rëndësishme është rezultati. Është fitore e madhe në udhëtim te Porto. Mënyra se si kemi fituar e bën edhe më të vlefshme”, ka thënë Klopp për BT Sport.

“Kemi luajtur mirë në shumë momente. Në pjesën e parë kemi shënuar ndoshta jo golat më të bukur, por kemi shënuar gola të rëndësishëm. Në pjesën e dytë e kemi kontrolluar ndeshjen. Porto ka pasur telashe të mëdha. Kemi luajtur futboll të bukur mes reparteve. Në aspektin defanziv kemi luajtur ndeshje shumë të mirë”, ka shtuar Klopp.