Sport

Simeone paralajmëron Milanin

Foto: Reuters

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, mezi pret të përballet me Milanin në Champions League.

Trajneri spanjoll ka vlerësuar lart “Rossonerët”, por beson se skuadra e tij do të dalë me pikë të plota nga ky takim.

“Të luash me një skuadër si Milani në Ligën e Kampionëve është fantastike. Është skuadër shumë e mirë. Ne e dimë se do të përballemi me një rival të fortë, me lojtarë të mirë, me një lojë dinamike. Ne do të përpiqemi ta fitojmë këtë ndeshje”, deklaroi Simeone.

Ndeshja Milan – Atletico Madrid zhvillohet të martën nga ora 21:00.