Sport

Napoli i pandalshëm

Descriptive Text

Napoli ka shënuar fitoren e radhës në Serie A. Të dielën në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Napoli e mposhti Cagliarin me rezultatin 2:0.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Luciano Spalleti ka regjistruar fitoren e gjashtë në po aq ndeshje.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke shënuar në minutën e 11-të me anë të sulmuesi Victor Osimhen.

Edhe në minutat në vazhdim nikoqirët kishin shanse të mira por nuk i konkretizuan.

Në pjesën e dytë napolitanët shënuan sërish. Lorenzo Insigne në minutën e 57-të shënoi nga pika e bardhë për 2:0.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë u paraqit mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani.

Napoli pas gjashtë ndeshjeve është lider në Serie A me 18 pikë, derisa Cagliari është në pozitën e 19-të me dy pikë.