Futbollisti i Arsenalit, Alexandre Lacazette nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Sulmuesi francez është në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e saj.
30-vjeçari këtë sezon ka luajtur vetëm 31 minuta në Premier League dhe nuk është i kënaqur me gjendjen që ka në skuadër.
Interesim për sulmuesin francez kanë shprehur West Hami, Atletico Madridi dhe Crystal Palace.
Lacazette mund të largohet nga “Topçinjtë” si lojtar i lirë verën e ardhshme.