Sport

Ronaldo dëshiron ta përfundojë karrierën te Manchester Unitedi

Cristiano Ronaldo dëshiron ta përfundojë karrierën te skuadra e Manchester Unitedit.

Kështu ka bërë të ditur e përditshmja angleze “The Sun” të dielën.

Sipas “The Sun”, ylli portugez u ka bërë me dije drejtuesve se Manchester Unitedi do të jetë klubi i tij i fundit në karrierë.

Ronaldo ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër me Unitedin.

Ylli portugez u transferua gjatë kësaj vere nga Juventusi. Gjatë karrierës së tij, Ronaldo ka luajtur edhe për Real Madridin.