Sport

Progni: Me rëndësi janë pikët e fituara në derbin ndaj Dritës

Futbollisti ofanziv i Gjilanit, Gerard Progni, ka vlerësuar lartë paraqitjen e bashkëlojtarëve të tij në fitoren ndaj Dritës.

Progni shënoi një gol të bukur në fitoren 2:0 ndaj Dritës.

“Goli ishte i veçantë, kemi bërë krenarë të gjithë tifozët që kanë ardhur dhe ata që kanë qenë në Gjilan. Rëndësi më shumë kanë pikët e plota sesa goli i shënuar. Kjo fitore do të na jap edhe më shumë motiv dhe do të na ndihmoj nga ana psikologjike. Kemi bërë ndeshja të mira por nuk kemi arritur te rezultat pozitive. Kjo fitore është shumë e rëndësishme për të vazhduar ecurinë në kampionat”, deklaroi Progni.