Sport

Munishi: Unë jam Mourinho i Superligës

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka thënë se është Jose Mourinho për Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri i Gjilanit u shpreh i lumtur me tri pikët e arritura në takimin derbi ndaj Dritës. Gjilani fitoi 2:0 në kryeqytet, të dielën.

“Kemi pasur ndeshja që i kemi luajtur më mirë se sot dhe nuk kemi arritur të fitojmë. Por kur angazhohet kështu skuadra vjen rezultati. Puna që kanë bërë lojtarët në fushë solli rezultatin e kësaj ndeshje. Unë jam Jose Mourinho në këtë ligë, kanë ardhur e kanë shkuar shumë trajnerë por unë jam këtu. Dimë të rikthehemi, jemi luftëtar. Kemi pas presion të rezultateve pas disa ndeshjeve jo të mira”, deklaroi Munishi, ndër të tjera.