Sport

Shpati Zekaj me një fitore në Zagreb, renditet i shtati

Xhudisti Shpati Zekaj ka debutuar të dielën në garat e nivelit Grand Prix. Ai garoi në kategorinë deri 100 kilogramë, ndërsa u rendit i shtati në fund.

Te vendi i shtatë Zekaj arriti falë një fitoreje.

Në raundin e parë xhudisti pejan ishte i lirë. Në raundin e dytë me Waza-Ari e mposhti algjerianin Mustapha Yasser Bouamar. Tutje Zekaj nuk mund të shkoj. Në çerekfinale u ndal nga Asley Gonzalez i Rumanisë. Në repesazh e mposhti gjermani Falk Petersilka.

Zekaj 21-vjeçar është në kërkim të sukseseve në nivelin senior. Në Zagreb kanë garuar edhe Laura Fazliu e Flaka Loxha. Laura u rendit e treta në kategorinë deri 63 kilogramë, ndërsa Flaka e pesta në kategorinë deri 57 kilogramë.