Sport

Humbja e Joshuas i jep goditje planeve për superpërballjen me Furyn

Foto: AP
 

Anthony Joshua është mposhtur të shtunën mbrëma në Londër nga ukrainasi Oleksandr Usyk, duke i humbur titujt e botës në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO në peshën e rëndë.

Humbja e Joshuas i ka dhënë goditje të madhe planeve për organizimin e një superpërballje për unifikim të gjithë titujve të peshës së rëndë mes Joshuas e Tyson Furyt. Kjo përballje ishte vlerësuar më e madhja në boks aktualisht. Kjo luftë ishte vlerësuar 500 milionë funte.