Sport

PSG-ja vijon me fitore, Lyoni ndalet me barazim

Paris Saint-Germain ka shënuar fitoren e tetë pas po kaq ndeshjeve në kampionatin francez, duke mposhtur 2:0 Montpellierin.

Për të dytën ndeshjen radhazi mungoi për shkak të një lëndimi, Lionel Messi, i cili ende nuk ka shënuar për nënkampionin e Ligue 1.

Goli i parë u shënua nga Idrissa Gueye në minutën e 14-të, ndërsa fitorja u vulos nga Julien Draxler në të 89-n.

PSG-ja është në vendin e parë me 24 pikë, kurse Montpellieri me nëntë pikë mban pozitën e 11-të.

Ndërkohë, Lyoni barazoi 1:1 në shtëpi me Lorientin, në ndeshjen që e luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 15-të kur Emerson u ndeshua direkt me të kuq.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Aurand Lauriente në minutën e 20-të, por Ekambi barazoi shifrat në të 51-n.

Xherdan Shaqiri luajti 45 minuta në këtë sfidë.

Lyoni mban vendin e shtatë me 12 pikë, kurse Lorienti me një pikë më shumë është në vendin e katërt.