Mirlind Daku ka luajtur 35 minuta në fitoren e Osijekut të shtunën ndaj Shibenikut me rezultatin 2:0.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës u inkuadrua në lojë në minutën e 55-të të ndeshjes.
Te Shibeniku nga minuta e parë u paraqit Suad Sahiti i cili u zëvendësua në minutën e 60-të.
Pas kësaj fitoreje, Osijeku është në pozitën e parë 20 pikë pas 10 ndeshjeve derisa Shibeniku në pozitën e shtatë me 10 sosh.