Sport

Ylli pëson humbjen e tretë

Descriptive Text

Kampioni në fuqi i Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli nuk po di për fitore në sezonin e ri. Skuadra nga Suhareka, ka pësuar edhe humbjen e tretë rresht në po aq ndeshje të luajtura. Të shtunën mbrëma, Ylli pësoi humbje nga Prizreni-16 në xhiron e tretë të Superligës.

Ndeshja e luajtur në Suharekë, përfundoi me fitoren e thellë të Prizrenit me rezultatin 107:80.

Courtney Fells me "double-double" prej 27 pikëve e 13 kërcimeve ishte më efikasi te Prizreni. Me lojë të mirë te prizrenasit u veçuan edhe Arti Hajdari (24), Ty Nichols (17) e Ivan Koleviq (15).

Tek Ylli, më efikasi ishte Erjon Kastrati me 22 pikë, i përcjellë nga Ardit Pepaj që ndeshjen e mbylli me 17 pikë.