Sport

Liverpooli ndalet me barazim nga Brentfordi

Një nga ndeshjet më të mira të kësaj jave u zhvillua mes Brentfordit dhe Liverpoolit, që përfundoi me barazim 3:3.

Ethan Pinnock në minutën e 27-të i dha epërsinë vendasve fillimisht, para se Diogo Jota (31’) dhe Mohamed Salah (54’) të përmbysnin gjithçka.

Megjithatë, Brentfordi sërish barazoi përmes Vitaly Janelt në të 63-n, por Chris Jones në të 67-n i dha epërsinë për herë të dytë Liverpoolit.

Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte në të mirë të Redsave, në skenë doli Yoane Wissa që vulosi rezultatin përfundimtar 3:3.

Liverpool ngritët në vendin e parë me 14 pikë pas gjashtë ndeshjeve, kurse Brentfordi me nëntë pikë mban pozitën e nëntë.