Sport

Atalanta barazon ndaj Interit

Interi dhe Atalanta kanë luajtur baras të shtunën 2:2 në “Guiseppe Meazza” në një takim dramatik.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit që gjetën golin në minutën e pestë. Sulmuesi Lautaro Martinez, shndërroi në gol asistimin e Nicolo Barellas për 1:0.

Por skuadra nga Bergamo arriti të barazoi në 1:1 me Ruslan Malinovskyn që realizoi gol të bukur.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 38-të me golin e shënuar nga Rafael Toloi për 2:1 me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë zikaltrit shtuan edhe më shumë sulmet duke kërkuar golin e barazimit.

Në minutën e 79-të sulmuesi Edin Xheko barazoi në 2:2. Në minutën e 85-të vendasit fituan penallti, por nga pika e bardhë dështoi Federico Dimarco.

Atalantas në minutat e fundit të ndeshjes iu anulua një gol, për shkak se topi kishte dalë jashtë vijave të fushës.

Në këtë takim nga minuta e 63-të u aktivizua mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti.