Milani ka shënuar një fitore të rëndësishme 2:1 në udhëtim te Spezia, për ta marrë lidershipin e Serie A.
Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë, teksa debutoi me golin djali i legjendës Paolo Maldini, Daniele, i cili realizoi gol në minutën e 48-të. Ai u bë gjeneratë e tretë Maldini që shënojnë për Milanin.
Por vendasit barazuan rezultatin me Daniele Verdin në minutën e 80-të, para se zëvendësuesi Brahim Diaz në të 87-në t’i jepte tre pikë Rossonerëve.
Pas gjashtë xhirove të para, Milan ka vendin e parë me 16 pikë, por ka një ndeshje më shumë se ndjekësit Napoli e Interi. Ndërkohë Spezia ka vendin e 17-të me katër pikë.