Sport

Milani në negociata për Iscon

Drejtuesit e MIlanit kanë nisur negociatat me Real Madridin për shërbimet e mesfushorit Isco. Bëhet e ditur se Milani po synon transferimin e Iscos gjatë miniafatit kalimtar, pasi 29-vjeçari ka kërkuar largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Isco nuk është i kënaqur te Reali dhe po kërkon një ekip të ri, ku mund të ketë minutazh më të madhe.

Ai këtë edicion, ka një gol në pesë paraqitje për Realin, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij sezoni. Për kartonin e Iscos, Reali po kërkon rreth 15 milionë euro dhe krahas Milanit, interesim për transferimin e tij, ka shfaqur edhe Juventusi.