Sport

Dortmundi interesohet për Martialin

Borussia Dortmundi ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, francezin Anthony Martial.

Mediumet gjermane, kanë raportuar të shtunën se krerët e ekipit gjerman së shpejti pritet t’i nisin negociatat me Manchester Unitedin për transferimin e Martialit.

Martial pritet të largohet nga ekipi anglez për shkak të minutazhës së vogël që ka pasur këtë edicion, ndërsa te Dortmundi po shihet si zëvendësim ideal për norvegjezin Erling Haaland që ka gjasa të largohet.

Martial këtë sezon ka vetëm gjashtë paraqitje me Unitedin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.