Sport

Hendboll, në Ferizaj ndeshja më interesante

Ndeshja mes Kastriotit e Trepçës pritet të jetë më interesantja në xhiron e dytë të Superligës së Kosovës në hendboll.  Kjo ndeshje luhet të shtunën (sot) nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Kastrioti në xhiron e parë e mposhti Drenicën, ndërsa Trepça fitoi ndaj Vëllaznimit.

Nga ora 18:00 luhet edhe takimi Besa Famgas – Rahoveci. Rahoveci është promovuar në elitë dhe nuk vlerësohet me shumë gjasa ndaj kampiones në fuqi.

Sot prej orës 19:00 është takimi Llapi – Deçani.

Dy ndeshje tjera të xhiros së dytë janë të dielën.

Rivalitet shpresohet të ketë në ndeshjen mes Vëllaznimit e Prishtinës, që luhet nga ora 17:30 në Gjakovë.

Zhegra e Drenica luajnë prej orës 17:00 në Drenas.

Te hendbollistet, derbi i javës së dytë luhet në Istog. Takohen Istogu e Prishtina, dy skuadrat pretendente për titull. Ky takim luhet sot nga ora 18:00.