Sport

Basketboll, luhen ndeshjet e xhiros së tretë

Prizreni-16 – Golden Eagle Ylli pritet të jetë ndeshja më interesante e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll. Kjo ndeshje luhet të shtunën (sot) nga ora 19:00. Prizreni ka humbur ndeshjen e kaluar. U ndal nga Trepça në Mitrovicë.

Ndërkohë kampioni, Golden Eagle Ylli, ka humbur dy takimet e para dhe kërkon të reagojë ndaj skuadrës prizrenase. Ndonëse Prizreni është vendas, takimi luhet në Suharekë. Palestra në Prizren është e zënë për vaksinim dhe skuadrat prizrenase po i luajnë ndeshjet si vendas në qytetet tjera.

Java e tretë hapet me ndeshjen RC Cola Drita – Trepça, që zhvillohet sot nga ora 17:15.

Të dielën janë dy ndeshjet tjera: Peja – Rahoveci (17:15), Bashkimi – Sigal Prishtina (19:00).