Kalidou Kolibaly është një ndër lojtarët kryesorë te Napoli në sezonin e ri.
Mbrojtësi senegalez e ka udhëhequr ekipin drejt kreut të renditjes ku Napoli pas pesë ndeshjeve ka pesë fitore.
Forma e mirë e Koulibalyt ka bërë që krerët e klubit të nisin bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, nuk dëshiron ta shesë mbrojtësin 30-vjeçar.
Koulibaly ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023. Klubi italian do t’i ofrojë kontratë tri-vjeçare që do ta mbante atë në skuadër deri në vitin 2026.
Këtë sezon në pesë ndeshje në Serie A, Koulibaly ka dy gola dhe një asistim.