Sport

Ngritja e rrallë e sulmuesit nga ligat amatore deri në Premier League

 

Ian Wright ia doli. Jamie Vardy po ashtu. Mirëpo, arritja nga ligat amatore në Premier League është një rrugë e gjatë dhe shumë e vështirë.

Lojtari i West Hamit, Michail Antonio, jo vetëm që e ka arritur këtë, por gjithashtu ka shkruar historinë. Ai muajin e kaluar u bë golashënues rekordmen i klubit të tij në Premier League. Me gjithë suksesin, i cili përfshin një debutim ndërkombëtar me Xhamajkën në fillim të këtij muaji, sulmuesi 31-vjeçar nuk e ka harruar kurrë se ku filloi karrierën – në Isthmian League me skuadrën Tooting & Mitcham United.