Sport

Flaka Loxha e pesta në Zagreb, për medalje humb nga nënkampionia evropiane

Descriptive Text

Xhudistja Flaka Loxha ka mbetur pa medalje në garën Grand Prix që të premten filloi në Zagreb. Loxha garoi në kategorinë deri 57 kilogramë, ndërsa arriti te lufta për medalje të bronztë. Në një luftë të fortë, xhudistja pejane pësoi nga sllovenia Kaja Kajzer. Kajzer këtë vit ishte nënkampione evropiane, ndërsa u rendit e pesta në Olimpiadë.

Në fakt gjatë luftës, Flaka dominoi ndaj saj dhe provoi disa herë hedhjen. Lufta shkoi në kohën shtesë dhe sllovenia shfrytëzoi një moment pakujdesie të xhudistes kosovare.

Kajzer ishte bartësja e parë, ndërsa Flaka bartësja e dytë. Ajo është në kërkim të suksesit të parë si seniore.

Flaka Loxha nisi me fitore ndaj kroates Tena Sikiq. Humbi luftën e dytë nga gjermanja Caroline Fritze, ndërsa në repesazh fillimisht fitoi ndaj Acelya Toprak të Britanisë së Madhe. Ndonëse mbeti pa medalje, Flaka Loxha dëshmoi se ka potencial dhe se shpejti do të fillojë me suksese në garat e seniorëve.

Në Grand Prix të Zagrebit do të garojnë edhe Laura Fazliu e Shpati Zekaj. Është kjo gara e parë e madhe e xhudos pas Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.