Futbollistet e Kosovës U17 kanë dominuar në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Gjeorgjisë. Pas 45 minutave lojë, rezultati është 4:0 në të mirë të futbollisteve të reja të Kosovës.
Ndeshja po luhet në Luksemburg dhe i takon grupit të parë të Ligës B të raundit kualifikues për Evropian.
Eriola Delija ka shënuar në minutën e 19-të dhe në minutën e 35-të. Bardha Gjonbalaj shënoi në minutën e 21-të, ndërsa fare në fund të pjesës së parë realizoi edhe Rinesa Alija.