Sport

Abrashi lëndohet sërish

Descriptive Text

Mesfushori i Përfaqësueses së Shqipërisë, Amir Abrashi, është kthyer të enjten mbrëma në fushën e blertë pas mungesës prej disa javësh për shkak të një lëndimi. Abrashi ishte lënduar në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Hungarisë, më 5 shtator. Ai i mungoi Grasshopperit zviceran në ndeshjet ndaj Luzernit dhe Thunit.

U kthye ndaj Luganos, ndërsa luajti 28 minuta. Por mesfushori luftarak, ka përtërirë lëndimin që e kishte dhe do të mungojë sërish. Klubi zviceran nuk ka bërë të ditur se për sa kohë do të mungojë kapiteni Abrashi.

Ai ka pësuar lëndim tjetër në muskulin e kofshës së djathtë. Ka rrezik që këtë herë të mungojë më gjatë dhe mos të jetë në dispozicion të Shqipërisë për ndeshjet vendimtare të muajit tetor.

Abrashi llogaritet prej lojtarëve kryesorë te Shqipëria, por edhe te Grasshopperi, që është kthyer në elitën zvicerane.