Sport

Keita refuzon kontratën e re të Liverpoolit

Naby Keita ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga klubi i Liverpoolit.

Mediat angleze kanë bërë të ditur të premten se drejtuesit e klubit anglez i kanë ofruar rinovimin e kontratës mesfushorit Keita që nuk është pajtuar me kushtet.

Liverpooli thuhet se do të tentojë ta bindë mesfushorin të mbetet në “Anfield” të paktën deri në vitin 2025.

Keita ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023.

26-vjeçari në gjashtë ndeshje këtë edicion ka një gol të shënuar.